Categories Lajme

Bashkim i simptomave Delta dhe Omicron, zbulohet varianti i ri i Covid-19

Një variant i ri i Covid është zbuluar në Qipro. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se varianti i ri që po qarkullon është një bashkim me Delta dhe Omicron. Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros, ka thënë se varianti ri i është quajtur “Deltacron”.

Deri më tani, Kostrikis dhe ekipi i tij kanë gjetur 25 raste të virusit. Është ende shumë herët për të thënë nëse ky variant është përhapur masivisht dhe se çfarë ndikimesh mund të ketë. “Ne do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më patologjik apo më ngjitës apo nëse do të mbizotërojë”, është shprehur profesori për mediat vendase.

Studiuesit i dërguan gjetjet e tyre këtë javë në GISAID, një bazë të dhënash ndërkombëtare që gjurmon viruset. Varianti Deltacron është zbuluar në një kohë kur Omicron vazhdon përhapjen e tij të shpejtë në të gjithë globin, duke shkaktuar një rritje të rasteve me Covid-19.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME