Categories Showbiz

Bashkimi i lidhur jashtë “Për’puthen”, “kapet mat” duke u puthur me një vajzë tjetër

Bashkimi dhe Alvisa kanë qenë dy nga konkurrentët që kanë treguar më së shumti afrimitet në këtë edicion të Për’puthen. Ata kanë dalë në disa takime me njëri-tjetrin dhe kanë bërë deklarata mjaft të forta.Pak kohë më parë, kur u rikthye në Për’puthen Prime pas skandalit me ish-të dashurin e saj, Alvisa deklaroi se ishte kthyer vetëm për Bashkimin. Ajo madje deklaroi në prapaskenë se është e gatshme t’i dalë plumbit para për të nëse do jenë bashkë.

Madje në mbrëmjen e kaluar të Për’puthen Prime, Bashkimi pati një debat të fortë me Efin, e cila e pyeti nëse kishte fjetur me Alvisën.

Por e gjithë marrëdhënia e tyre duket se është vetëm para kamerave, pasi përtej syve të publikut, Bashkimi është puthur me një vajzë tjetër, që nuk është Alvisa. Në një video që po qarkullon së fundi, Bashkimi duket me një vajzë misterioze.

Afterparty.al ka publikuar videon, ku Bashkimi duket mjaft i afërt me vajzën në fjalë edhe pse në të njëjtën kohë është shumë afër deklarimit për Alvisën në Për’puthen.

Nuk dihet ende nëse konkurrenti është në një lidhje jashtë programit, por këto imazhe ngrenë dyshime të shumta se gjithçka që po ndodh është e përgatitur me skenar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME