Categories Lajme

“Basho, një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend”, Lleshaj reagon për aksionin në Selenicë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me super-operacionin policor të zhvilluar sot në qytetin e Vlorës, ku u arrestua personi i arratisur nga burgu i Italisë, Tesi Basho.

Ministri Lleshaj e cilëson Bashon një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend, pasi akuzohet për vrasje të shumëfishtë, për arratisje nga burgu italian dhe për vepra të tjera të rënda.

Reagimi i Lleshajt:

Policia e Shtetit arrestoi sot në Selenicë një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend, një vrasës të shumëfishtë, të arratisur nga burgu në Itali dhe të dyshuar edhe për vepra të tjera të rënda.

Finalizimi i suksesshëm i këtij operacioni provon qartazi nivelin e integritetit dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, e cila po e rrit përditë forcën e saj goditëse ndaj krimit.

Por kjo është vetëm NJË goditje e radhës në serinë e pandalshme që vijon. Vullneti politik për luftën kundër krimit, është i paepur. Policia e Shtetit është plotësisht e motivuar dhe mbështetja e bashkëpunimi i qytetarëve për të, në funksion të një Shqipërie me të drejtë dhe më të sigurtë, është në rritje të vazhdueshme.

Vlora duhet të ndihet sot edhe më e qetë dhe më e sigurtë, ndërsa Policia e Shtetit më krenare për operacionin e planifikuar dhe finalizuar me mjeshtëri profesionale. Përgëzime dhe respekt për të gjithë ata pjesëtarë të PSH që kontribuuan në këtë sukses. Ndërkohë, operacioni vazhdon… 🇦🇱👮‍♂👮‍♀🇦🇱

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME