Categories Lajme

Baste sportive me celular, kapen 2 persona në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Xh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, duke vënë baste sportive, me aparat celular.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal, në rrugën “Loni Ligori”, duke vënë baste sportive, me aparat celular. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparatet celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME