Categories Lajme

BE, 94 mln euro për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Ja prioritetet kyçe

Në Tiranë u nënshkrua të premten mes BE dhe Shqipërisë, Marrëveshja e Financimit, IPA (Instrumenti i Para Anëtarësimit) 2018. Reforma në Drejtësi qëndron në zemër të partneritetit BE-Shqipëri.

Në një njoftim për shtyp të Delegacionit të BE në Shqipëri, citohet Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, të ketë thënë pas nënshkrimit të saj, se ajo “pasqyron prioritetet kyçe të BE në Shqipëri: reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që janë dhe do të mbeten në zemër të partneritetit të BE me Shqipërinë. Por mbrojtja e mjedisit dhe administrimi i ujërave gjithashtu do të mbështeten shumë nga programi i ri”.

BE-ja për Reformën në Drejtësi

Reforma në drejtësi merr pjesën e luanit nga Marrëveshja IPA , 2018, 42 milionë euro, rreth 45% e të shumës totale prej 94 milionësh, që do të përdoren për “forcimin e pavarësisë, transparencës, përgjegjshmërisë dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë shqiptare, në përputhje me standardet evropiane” thekson njoftimi.

Financimi do të përdoret gjithashtu edhe për të përmirësuar kornizën institucionale dhe efikasitetin operativ të sistemit gjyqësor, rritjen e efektivitetit të sistemit të drejtësisë penale dhe masave antikorrupsion.

Shteti ligjor dhe të drejtat themelore

Programi IPA 2018 do të ketë në fokus edhe forcimin e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.. Synimi është krijimi i një sistemi efikas të zbatimit të ligjit, që është në gjendje të prodhojë “një historik të besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe të mbështesë krijimin e një sistemi gjyqësor të përgjegjshëm, të pavarur dhe efikas, të harmonizuar me legjislacionin e BE-së” , bën me dije njoftimi i Delegacionit të BE në Tiranë.

BE për njëë mjedis më të pastër

24.1 milionë Euro do të mbështesin trajtimin e ujërave të zeza dhe përmirësimin e cilësisë së ujit duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror, mjedisor dhe territorial dhe të turizmit. Mbështetja financiare për mjedisin më të pastër do të kontribuojë edhe në përafrimin progresiv me acquis të Bashkimit Evropian. Marrëveshja IPA 2018 do të financojë edhe zhvillimin ekonomik në nivel vendor , me përparësi turizmin dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Marrveshjet mes BE dhe Shqipërisë për fondet IPA nisën për herë të parë në vitinm 2007. DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të djegë gruan dhe fëmijët me benzinë, ja kush është 54-vjeçari i arrestuar në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave, Ministria e Bujqësisë: Janë identifikuar disa raste në një fermë në Lezhë

Konfirmohen raste të prekjes së derrave të butë nga murtaja afrikane në Shqipëri. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME