Categories Lajme

BE kthen kamionin me domate nga Shqipëria: Kishte pesticide të ndaluara

Fermat e Beratit që kultivojnë domate përdorin pesticide të ndaluara. Disa ditë më parë një kamion më domate të vogla u kap në një nga doganat e vendeve të Bashkimit Evropian,për pasojë ngarkesa u kthye mbrapsht në Shqipëri pasi sipas rezultatit të analizave domatet rezultuan të kishin ngarkesë të madhe të insekticidit të rrezikshëm Buprofezin.

Insekticid që përdoret për të vrarë fluturën e bardhë dhe morrin tek të domatja, në vendin tonë futet në mënyrë ilegale. Fermerët shqiptarë për të luftuar morrin dhe fluturën e bardhë prej vitesh në serat e tyre prodhimin bujqësore e spërkasin me helmet e ndaluara, si methomyl 90, sunfire dhe tani Buprofezin, citon top channel.

Autoritet përgjegjëse që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore, duket se përballë kontrabandistëve dhe fermerëve të papërgjegjshëm ndjehem të pafuqishëm.

” Përse fermerët i përdorin pesticidet e ndaluara? Fermerët përdorin pesticidet e ndaluara pasi mendojnë se ato janë më cilësore. Ky mentalitet përse përqafohet edhe nga farmacitë bujqësorë? Sepse atë kërkon fermeri dhe mendojnë për fitimin”, tha Bilbil Beqiraj, Kreu i Shoqatës se Farmacistëve Bujqësore.

-Ku gjendet këto pesticide si vijnë ato në Shqipëri?

“Vijnë nga Serbia dhe Kosova”, tha ai.

Fermerët vendas nuk tregojmë kujdes për prodhimin që kultivojnë,para se të mendojnë për cilësinë ata kërkojnë tregun. Për këtë arsye fermerët e pandërgjegjshëm përdorin insekticide të ndaluara që vënë në rrezik jeton tonë,por edhe në rastet kur insekticidet janë të miratuar ata nuk respektojnë kararemcën e tyre.

“Karenca është koha e shpërnjeh së elementëve kimikatë të preparatit. Koha e shpërbërjes varion nga 1 ditë deri në 2 muaj. Respektimi i karencës është i domosdoshëm pasi kështu mbrojmë konsumatorin. Përse nuk e respektojnë karencën fermerët tanë? Sepse e kanë mendjen tek tregu dhe çmimi i lartë”./top channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME