Categories Lajme

BE “shuplakë” Shqipërisë: Ndalni kërkesat për azil

Dokumenti i plotë i miratuar me 459 vota pro ditën e Enjte në Parlamentin Europian përfshin në total 44 pika, secila prej të cilave nënvizon progresin apo hapat që duhen ndërmarrë në sektorë të ndryshëm për të nxitur integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Raporti i Knut Fleckenstein, në njërën prej këtyre pikave thotë shprehimisht: “I frikësohemi impakteve negative në punësim si dhe në politikbërjen sociale pas shpërbërjes së Ministrisë së Mirëqenies Sociale, rrjedhojë e ristrukturimit të qeverisë. Kështu, organeve të Bashkimit Europian, kjo lëvizje duket aspak e menduar mirë. Ndër të tjera, mes rreshtave, i bëhet apel autoriteteve shqiptare që të rrisin bashkëpunimin me unionet e tregtisë në mënyrë që të forcohet dialogu shoqëror.

Po ashtu, i bëhet apel qeverisë shqiptare që të ndërmerren masa të menjëhershme për të adresuar normën e lartë të papunësisë, sidomos mes të rinjve dhe femrave, por edhe për të ndaluar punën e të miturve.

I njëjti dokument, thotë ekzaktësisht se: Jemi të shqetësuar se, Shqipëria vijon të jetë vendi nga i cili buron emigrimi i paligjshëm si dhe vendi me kërkesat më të larta të pabazuara për azil. Në kuadër të kësaj, organet e Bashkimit Europian, i kërkojnë qeverisë shqiptare që të ndërmarrë masa për të frenuar këtë fenomen.

Kritikat e PE për Shqipërinë – “Gabim shpërbërja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, ndalni kërkesat për azil”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përmet/ Shoferi humb drejtimin, Benz-i përmbyset në mes të rrugës!

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Përmet, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb kontrollin e mjetit, aksidentohet shoferi në Gjirokastër

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë”. Një 76 -vjeçar ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rënia e gurëve nga faqja e malit bllokuan aksin rrugor Kuç-Qeparo! Nis hapja e rrugës

Një masiv dheu dhe gurësh ra nga faqja e malit në rrugë, duke bllokuar aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gripi i shpendëve bën namin në Durrës, qeveria ndalon tregtimin

Tjetër vatër e gripit të shpendëve në Rrashbull të Durrësit, 1848 pula të ngordhura te ‘AIBA’.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Vlorës nis hetimet për nënën 37-vjeçare, në gjendje të dehur, përplasi disa herë në trotuar foshnjën e saj 5-muajshe

Një ngjarje e rëndë ndodhi tre ditë më parë në Vlorë (14 mars). Një 37-vjeçare,…

LEXO ME SHUME