Categories Lajme

Bedini: Një vit i vështirë për turizmin, “prek” edhe njësitë hoteliere në Vlorë”

2020 u mbyll me një bilanc negativ financiar për njësitë hoteliere në Vlorë. Kreu i operatoreve turistik për jugun Vasil Bedini përveç vështirësive ekonomike të krijuara nga pandemia gjatë 2020, ditët e fundit të dhjetorit këta biznese janë detyruar të paguajnë dhe taksat. “Nuk ka ndodhur, e nuk mendojmë se do të ndodhë. Kemi parë një sulm nga tatimorët, OSHEE të gjitha zyrat që nuk po e marrin në konsideratë situatën. E vetmja gjë që u intereson është targeti që u ka vendosur eprori i tyre. Janë sulur mbi subjeketet për të paguar të gjitha detyrimet pa marrë parasysh se subjektet kanë qenë me bilance negative.”

Për Bedinin, situata ku ndodhemi është tepër kaotike, e informacionet se çfarë do të ndodhë janë të paqarta. “Ajo që në mendojmë dhe ajo që ne po përpiqemi që të kalojmë këto vështirësi, për lokalet baret restorantet të cilët janë në ditët më të këqija të tyre. Jemi në një situatë kaotike, në një situatë ku informacionet janë jo të qarta për sa i përket Covid. Nuk e dimë se kur do të jetë koha që ne do të fillojmë të merremi, të planifikojmë punën tonë në vazhdim.”

Bizneset e vogla në Memaliaj po shkoj drejt falimentit. Pronarët e bizneseve ankohen se jo vetëm që nuk mund të nxjerrin fitime por as mbulojnë dot shpenzimet e tyre. Kriza e koronavirusit ka falimentuar gati 38 mijë biznese në të gjithë vendin, duke nxjerrë mijëra persona të papunë. Goditjen më të madhe e kanë ndjerë subjektet e vogla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME