Categories Lajme

Befason Spartak Ngjela: Meta do të shkarkohet, ja çfarë po ndodh

Nga Spartak Ngjela

Banditizmit politik shqiptar po i mblidhet laku. Shqiptarët po presin shtrëngimin e këtij laku. Ilir Meta sot nuk pranoi të presë ambasadoren amerikane.

Është në dëshpërim, sepse po shkon drejt shkarkimit. Por, në Shqipëri ka një shprehje shume domethënëse për aktin e Metës; është kjo: Qenit, kur i vjen ngordhja, shkon e urinon në derë të Bashkisë. Sigurisht, politika amerikane u prononcua hapur dhe qartë me anë të ambasadores Yuri Kim: “ne dhe populli shqiptar duam dhe do të bëjmë reformën antikorrupsion”, tha ajo. Po Meta. Meta pritet të shkarkohet, dhe do të shkarkohet.

Gjithsesi, ajo çka është pozitive, është fakti që, në këtë kohë, ambasadorja amerikane po tregohet shumë aktive kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Kurse të korruotuarit e mëdhenj do të shpronësohen, por me ligj ama. Tani shpresat, e dini ku i ka korrupsioni Berisha – Meta? Te aktorët e teatrit. Në fakt, kjo është komedi. Por, a do të ketë dot një shkrimtar shqiptar që të na i shkruajë këtë komedi?

Komedia do të shkruhet, por sot mungojnë aktorët e mëdhenj të komedisë shqiptare, Mihal Popi dhe Viktor Gjoka, se nuk janë më mes nesh. Nuk ka gjë: është Robert Ndrenika, për Saliun, kurse Metës do t’i përshtatej shumë Mihal Popi. Por do të gjendet aktori… se komedia është ende në vazhdim. Gjithsesi laku po mblidhet, kurse shqiptarët po presin me padurim shtrëngimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME