Categories Lajme

Begaj përshëndet marrëveshjen Izrael-Hamas: Hap i rëndësishëm drejt paqes

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot marrëveshjen historike midis Izraelit dhe Hamasit, të shpallur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në një deklaratë zyrtare, Begaj e vlerësoi këtë marrëveshje si “një hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve.”

Ai theksoi rëndësinë e këtij momenti duke theksuar se “arrijtja e fazës së parë të planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit është një kontribut i vyer për stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme.”

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu rolin dhe angazhimin e Presidentit Donald Trump në këtë proces, duke thënë se “kontributi dhe përkushtimi i tij kanë qenë kyç në arritjen e këtij procesi historik për paqen.”

Ai shprehu besimin se ky sukses do të ndihmojë në ndërtimin e një dialogu më të thellë midis palëve dhe do të krijojë një rrugë drejt zgjidhjes afatgjatë të konflikteve në rajon.

Në mesazhin e tij, Begaj nënvizoi se “dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme.”

Ai u shpreh optimist se ky hap i parë do të frymëzojë përpjekje të mëtejshme për paqe dhe bashkëpunim në një zonë që prej dekadash ndodhet në konflikt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME