Categories Lajme

Bëhuni gati! Pas rritjes së çmimit të miellit, parashikohet edhe rritje e çmimit të bukës

Çmimi i miellit u rrit me 15 për qind brenda një jave në tregun vendas, duke reflektuar zhvillimet në tregun ndërkombëtar dhe sidomos të korrat e dobëta në hemisferën veriore të globit. Pikat e shitjes me pakicë i shitën dje 100 kilogram miell kundrejt 5,500 lekëve nga 5,000 lekë që ishte çmimi para një javë.

Tregtuesit e shumicës pohuan se rritja po vjen për shkak se furnizimet e reja nga importi po bëhen me çmime më të larta. Një ton grurë u shit me 273 dollarë në tregjet ndërkombëtarë me datën 23 gusht 2021. Kjo ishte vlera më e lartë që nga vjeshta e vitit 2012.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve referojnë se çmimet e larta po vijnë si rrjedhojë e prodhimit te dobët këtë vit në Rusi dhe Kanada, furnizuesit kryesorë të tregut global me grurë. Prodhimi në hemisferën veriore paraqitet me një deficit rreth 21 milionë tonë këtë vit. Por analistët e tregut global janë optimistë se situata do të përmirësohet nga korrjet më të mbara në hemisferën jugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME