Categories Lajme

“Bën dashuri me memec ti?”/ Spartak Ngjela: Me një grua seksi unë bie në dashuri…

Në rubrikën “Trotuar” të e “Diell” këtë javë është folur për të bukurën. A kanë frikë burrat nga femrat e bukura?

Në përgjigje, avokati Spartak Ngjela ka çuditur panelistët kur tha se ‘nëse femra do të ishte e bukur, do të binte në dashuri’. Problemi nuk është intelekti, tha avokati, por fjala. Mënyra e të shprehurit të femrës, sipas Ngjelës, është ajo që bën për vete ose largon një mashkull.

Manushi: Sa e ke vuajtur ti Belinda? Ka një rast që një mashkull të është larguar pasi ka parë se çfarë goce je nga inteligjenca?
Belinda Dragot: Jo unë nuk mendoj se meshkujt frikësohen nga inteligjenca e partneres më shumë sesa nga dominanca. Meshkujt shqiptarë zakonisht priren të kenë frikë kur shohin një femër dominante përballë, një femër inteligjente patjetër, të pavarur nga ana ekonomike.

Ronaldo: Po anasjelltas, femrat a tremben nga meshkujt e zgjuar?

Belinda Dragot: Unë personalisht jo. Unë do të preferoja një mashkull të zgjuar në krah.

Kristi Dragot: Në të njëjtën retorikë, femrat shqiptare nuk duan një mashkull dominant në krah.

Belinda Dragot: Jo absolutisht, unë nuk jam dakord me këtë gjë. Meshkujt shqiptarë kanë një ego të atillë që nuk e duan femrën dominante.

Kristi Dragot: Nuk i tërheq, sikurse nuk të tërheq ty një person që nuk është dominant në një marrëdhënie apo një sjellje.

Belinda Dragot: Jo thjesht duan që partneren e tyre ta nënshtrojnë dhe të jenë ata që të dominojnë.

Manushi: Ajo e lidhi shumë bukur me dominancën.

Kristi Dragot: Duhet të jesh inteligjent pa të ketë dominancë. Pra është kombinim i të dyjave.

Belinda Dragot: Por unë këtë po them. Shumë femra inteligjente janë edhe dominante sepse arrijnë të krijojnë atë pavarësinë e tyre ekonomike. Dhe kjo gjë i tremb meshkujt shqiptarë, pavarësia e një femre i tremb sepse mendojnë se në qoftë se ata mund të bëjnë një gabim ajo nuk do t’ua fal.

Manushi: Klea pse tu duk ty kjo e avokatit pak histori maskiliste?

Klea Molla: Mu duk shumë sepse avokati tha se meshkujt nuk interesohen fare për intelectin e një femre, por thjesh se çfarë ofron ajo nga ana erotike. Nga ana biologjike kjo tregon se çfarë vlerësimi keni ju për femrat. Mënyrën se si ju i shikoni ato.

Ngjela: Çfarë the? Pyetja si është?

Erjola Doçi: Zoti Ngjela, ju shpesh keni tronditur medien me deklaratat tuaja për përdhunimet. Po ju, a tronditeni nga femrat e zgjuara aq sa trondisni publikun me deklaratat tuaja të forta.

Ngjela: Po të jetë e bukur, bie në dashuri.

Dea Vieri: Më vjen shumë keq që ai e kufizon vajzën vetëm në këto linja.

Ngjela: A më pytetët mua tani, unë po jap timen. Mund të jem edhe i gabuar, por po të jetë e bukur dhe seksi, pra erotike, unë bie në dashuri. Por dashuria varet nga potenca e brendshme që ka burri dhe duhet ta ketë mobilitet permanent.

Dashuri, dashuri, dashuri, sa herë të kapi, por kryesorja është mënyra e të shprehurit të saj. Intelekti pa fjalën nuk vlen. Isha njëherë në një leksion dhe më thotë një femër, jepi zgjidhje kësaj, ku qëndron thelbi. Ta them unë i thash, ‘bën dashuri me memec ti?’, ‘Jo’ më tha. Atëherë mbaron historia. Fjala është kryesorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën

Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale, atë të Inteligjencës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më goditën pas koke”/ U dhunua në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e Kujtim Cakranit

Avokati, Kujtim Cakrani, është dhunuar mesditën e së dielës (8 Shkurt), në ambientet e një karburanti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME