Categories Lajme

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin e një 32-vjeçari shqiptar të dyshuar për krimin, falë ndërhyrjes së karabinierëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të 7 shkurtit, kur një patrullë nga Njësia e Chiari, duke kaluar përgjatë ‘Via Galdina’, vuri re një burrë të veshur tërësisht me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, duke u përpjekur të hapte me forcë derën e përparme të picerisë “Amici”.

Me të parë oficerët, burri u përpoq të ikte në këmbë, por karabinierët e kapën shpejt dhe e arrestuan pas një ndjekjeje të shkurtër. Gjatë një kontrolli personal, u gjet dhe u sekuestrua mjeti i vjedhjes që ishte përdorur për të thyer derën me forcë.Identiteti i 32-vjeçarit u konfirmua si B.E., një shqiptar me banim në Këln të Gjermanisë dhe me precedentë penalë.

Falë raportimit të shpejtë nga pronari i picerisë dhe analizës së videos së kamerave të sigurisë, e cila kapi sulmuesin duke u përpjekur të hynte në lokal, ai u arrestua me akuzën e tentativës së grabitjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME