Categories Lajme

Bën gjyq për pensionin, gjyqtarja 7 muaj pa i zbardhur vendimin

Ankesa e radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, vjen për gjyqtaren Megi Strakosha, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Sadik Karaj thotë se kishte një problem me pensionin dhe për këtë arsye hodhi në gjyq ISSH-në për njohjen e viteve të punës. Gjykata ia pranon kërkesë-padinë, por që nga data 11 korrik 2023 deri më sot nuk i është zbardhur vendimi.

Sadi Karaj: Kam katër vjet që nuk marrë pensionin. Kam punuar në Ndërmarrjen Bujqësore Belsh, ’70-ën kam filluar punë, nja 3 vjet, pastaj ika ushtar dhe kam filluar në Ndërmarrjen Bujqësore Elbasan, në Vreshtaj.

Gazetarja: Dhe sa vite të pensionit nuk të rezultonin?

Sadi Karaj: Nuk më rezultonin 8 vite. 14 vjet mu gjendën tek Sigurimet Shoqërore dhe vitet e tjera nuk mu gjendën, bashkë me librezën e punës. Nuk e gjeta asnjëherë.

Gazetarja: Dhe për këtë arsye, qytetari Sadi Karaj iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku padite…

Sadi Karaj: Padita Sigurimet Shoqërore për të gjetur vitet e punës.

Gazetarja: Dhe gjyqtarja ishte?

Sadi Karaj: Megi Strakosha.

Gazetarja: E cila vendosi?

Sadi Karaj: Mua të më njiheshin vitet e punës edhe në ndërmarrjen Belsh, edhe në ndërmarrjen Elbasan, Vreshtaj.

Gazetarja: Pra me pak fjalë, zoti Sadik, ty t’u pranua kërkesë-padia nga kjo gjykatë?

Sadi Karaj: Nga gjykata po.

Gazetarja: Kur u zhvillua gjyqi?

Sadi Karaj: Gjyqi është zhvilluar më 11 korrik 2023.

Gazetarja: Sot jemi në fund shkurti të 2024-ës dhe ty ende nuk të është bërë…

Sadi Karaj: Zbardhja e vendimit.

Gazetarja e “Stop” vendos në dijeni punonjësit e Gjykatës dhe zëdhënësja thotë, se gjyqtarja Strakosha ka marrë lejen e lindjes. Megjithatë pas komunikimit tonë, gjyqtarja bëri zbardhjen e vendimit brenda ditës.

Sadi Karaj: Të përgëzoj me gjithë shpirt, me gjithë zemër, që edhe ju bëtë ndërhyrjen tuaj (drejtuar gazetares). /Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video\ Aksidenti në Greqi ku humbi jetën 47-vjeçari shqiptar, arrestohet drejtuesja 22-vjeçare

Arrestohet në Greqi, drejtuesja e mjetit që dyshohet se drejtonte makinën e përfshirë në aksidentin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakavijë, arrestohet 34 vjeçari , banues në Fier

PKK Kakavijë, Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Rashë në tokë, njerëzit më shkelnin duke ikur”, dëshmia e 20-vjeçares që i mbijetoi zjarrit

Marija Taseva, është vajza 20-vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video\ Njëra tutore, tjetra “punëtore”, zbulohet lokali i prostitucionit në Vlorë, arrestohet administratorja

Operacioni “MIDNIGHT” zbulon rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit në Vlorë Vlorë – Një rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident në Greqi, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në…

LEXO ME SHUME