Categories Lajme

Bënin “kërdinë” në shtëpitë e lojtarëve në Madrid/ Dalin pamjet sesi grabiste banda e shqiptarëve (VIDEO)

Para pak kohësh, Policia Spanjolle shkatërroi një bandë grabitësish shqiptarë, të cilët vidhnin banesat e lojtarëve të Real Madridit dhe Atletiko Madridit. Sot, mediat e huaja kanë publikuar pamjet të kapura nga kamerat e sigurisë sesi vepronte kjo bandë.

Në sy bie fakti se në disa raste janë futur në këto banesa duke u zvarritur dhe duke u fshehur pas shkurreve dekoradive. Raportohet se për këtë ngjarje se operacioni është zhvilluar nga Njësia Qendrore Operative e Gardës Civile dhe Njësia Organike e Policisë Gjyqësore në Madrid dhe ne pranga kane rene katër persona, si anëtare te bandës, pjese e një organizate kriminale, përberë kryesisht nga shtetas shqiptare.

Njeri prej tyre është tashme i idenfikuar si shqiptari me inicialet M.Z, i cili ishte ne akuze për vjedhjen e dhunshme ne banesën e aktorit te njohur José Luis Moreno, në vitin 2007.

Operacioni i kryer midis qyteteve Madrid dhe Toledo, ku u arrestuan kriminelët e dyshuar, u pasua edhe me sekuestrimin e sendeve me vlerë që janë vjedhur nga shtëpitë e futbollistëve. Midis xhevahireve dhe sendeve të tjera, u gjet edhe medaljen e fituar ne Champions, e  Thomas Partey. Shtëpia e tij u sulmua në fillim të muajit, ndërsa ai ishte në Rusi ne duelin e radhës me Lokomotivën e Moskës.

Lojtaret qe ishin shënjestër e grabitjes janë emra shume te njohur, si Isco, Zidane, Morata, Casemiro etj, të cilët u vodhën nga banda e hajduteve. Dita e zgjedhur për të sulmuar shtëpinë e mesfushorit brazilian ishte në derbin e fundit të Madridit midis Madridit dhe Atlético, ndërsa Zidane dhe Isco pësuan grabitjen në të njëjtën ditë.

Policia po heton lidhur me sendet e gjetura nga grabitjet, për te vlerësuar me sakte bilancin e grabitjeve. Ata përdoronin automjete te vjedhura te cilat u ndërronin targat sapo mbaronin një grabitje, ne mënyre qe te humbisni gjurmët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME