Categories Lajme

Bënin “namin” në Shkodër/ Transportonin kamionë me dru të prerë kundra ligjit, arrestohen 7 persona

Janë vënë në pranga 7 persona të cilët transportonin kamionë me drurë të prerë në mënyrë të kundraligjshme.

Të 7 këta shtetas, nëpërmjet një subjekti ekonomik të paregjistruar, në administrimin nga shtetasi G. L., pritnin dru për zjarr, nga sipërfaqet pyjore të fshatit Maranaj, në mënyrë të kundërligjshme, dhe i transportonin ata, me 3 kamionë.

Njoftimi i Policisë Shkodër, Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëllimi”, kundër krimeve ndaj mjedisit.

Konstatohet dhe goditet një rast i transportimit me 3 kamionë, të drurëve për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Procedohen penalisht 7 shtetas të cilët e kryenin këtë veprimtari, të organizuar në një subjekt ekonomik të paregjistruar.

Gjithashtu, procedohet penalisht, për shpërdorim të detyrës, një inspektor i pyjeve të zonës ku janë prerë drurë.

Sekuestrohen 3 kamionët dhe 23 m3 dru për zjarr.

Si rezultat i kontrolleve dhe i patrullimeve, të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prerjes së kundërligjshme të drurëve për zjarr, në mënyrë të organizuar nga disa shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “Vëllimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. L., 53 vjeç, G. M., 59 vjeç , P. N., 45 vjeç, R. L., 54 vjeç , Sh. M., 67 vjeç, Gj. B., 36 vjeç dhe M. B., 29 vjeç.

Të 7 këta shtetas, nëpërmjet një subjekti ekonomik të paregjistruar, në administrimin nga shtetasi G. L., pritnin dru për zjarr, nga sipërfaqet pyjore të fshatit Maranaj, në mënyrë të kundërligjshme, dhe i transportonin ata, me 3 kamionë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. H., 53 vjeç, inspektor i pyjeve të fshatit Maranaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kamionë dhe 23 m3 dru për zjarr. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME