Categories Lajme

“Benz”-i kapet me radar në Elbasan-Tiranë, lëvizte me 165 km/h/ (video)

41 patenta janë pezulluar nga Policia Rrugore gjatë 24 orëve të fundit, dhe 7 shoferë kanë rënë në pr anga. Në total janë ndëshkuar me gjobë në gjithë vendin 1543 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Me radar është kapur dje një Mercedes që lëvizte me drejtim Elbasan-Tiranë, me shpejtësi 165 km/h.

Informacion nga Policia e Shtetit: Evidentohen dhe ndëshkohen 1543 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të de hur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte deri në 165 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë, dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alk olit.Janë vendosur 345 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 89 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.Janë vendosur 11 masa administrative me vlerë nga 10.000 deri në 40.000 lekë të rinj, për mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Veliaj sot në SPAK, Kryemadhi për inceneratorët: Unë dhe LSI vendosëm standard në hetimin e korrupsionit qeveritar

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar, pasi Erion Veliaj është thirrur nga…

LEXO ME SHUME