Categories Lajme

Berat, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari dhe procedohet penalisht babai i tij

Arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar  dhe procedohet penalisht babai i tij banues në Berat. U vendos në pranga shtetasi H. H 34 vjeç  për shitje të dozave narkotike dhe shtetasi  T. H., 66 vjeç të cilit iu gjtën në banesë 600 euro të dyshuara false. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, ndërsa në banesën e 66-vjeçarit u gjetën kartëmonedha me vlerë 600 euro, cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Njoftimi

Shiste doza kokaine, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

Procedohet penalisht babai i tij, sepse iu gjetën në banesë 600 euro të dyshuara false.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, vuri në pranga shtetasin H. H., 34 vjeç, si dhe inicioi procedimin në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin T. H., 66 vjeç, të dy banues në Berat.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, ndërsa në banesën e 66-vjeçarit u gjetën kartëmonedha me vlerë 600 euro, cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Lënda narkotike dhe kartëmonedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME