Categories Lajme

Vdekja e “vrasësit të liqenit” lumturon familjarët e viktimave! Shqiptari mori dënim hyjnor?

Ishte i shtruar në gjendje vegjetative dhe nuk mbante më mend asgjë që kishte ndodhur. Dritan Demiraj, 39 vjeç, vdiq më 27 Prill në spitalin e Parmës. I njohur ndryshe si “vrasësi i liqenit” në Romagna, mes 28 Shkurtit dhe 1 Marsit të vitit 2014, shqiptari vrau Silvio Mannina-n në Santarcangelo të Romagna-s. Fillimisht e torturoi dhe e detyroi me anë të torturave që të linte takim me të fejuarën e tij Lidia Nusdorfi, ish-partnerja dhe nëna e fëmijëve të shqiptarit.

Një kurth që të dilte në takim në stacionin e Mozzate, pranë Como-s, për ta vrarë me thikë. Për këto dy vrasje, Demiraj u dënua me burgim të përjetshëm. Por në 2016-n u rrah brutalisht nga një tjetër i burgosur në Parma. Demiraj pësoi dëmtime cerebrale. Nisi të sillej si fëmijë, duke humbur kujtesën. Megjithatë pozicioni i familjarëve është i palëkundur. “Nuk qaj për këtë vdekje”, thotë motra e Silvio Mannina, Simona. “Ti në ferr, im vëlla në parajsë dhe gjithmonë në zemrën time. Të zgjuarit mëngjesin e së dielës me këtë lajm, nuk ka të paguar”, shkruajti ajo në një postim në Facebook.

Dritan Demiraj
Dritan Demiraj

Vrasjet e Dritan Demirajt, shqiptarit që në Romagna bënte pastiçierin e që me drejtësinë kishte disa precedentë si shpërndarës dhe sulme të ndryshme, tronditën mbarë Italinë në atë kohë. Ishin krime të urryeshme. Fillimisht u mësua vrasja e ish-partneres së tij, Lidia Nusdorfi-t. Krimi ndaj të fejuarit të saj Silvio Mannina, i cili jetonte me vështirësi në Bolonja, u zbulua më pas, në një moment të dytë . Kufoma ishte fshehur në liqenin e Santarcangelo, sepse qëllimi i Demirajt ishte që vrasja e Lidias të duket sikur ishte kryer nga Mannina. Ky i fundit ishte joshur me anë të mashtrimit që të shkonte në Rimini. Ndërkohë, Demiraj ishte njohur në Bingon e Riccione me Monica Sanchi, gruan e cila më pas u bë partnerja e tij.

Ishte pikërisht Sanchi që e ndihmoi të dashurin e saj që të vinte në zbatim planet. E joshi Mannina-n nëpërmjet Facebook dhe e tërhoqi që të shkonte në Rimini. Por në takim i dolën pastiçieri dhe daja i tij Sadik Dine, edhe ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor. Ndërsa Monica Sanchi vdiq po në burg në 2019-n nga kanceri. Ajo ishte dënuar me 30 vjet burg.

Dritan Demiraj, Monica Sanchi & Sadik Dine
Dritan Demiraj, Monica Sanchi & Sadik Dine

“Nuk qaj për vdekjen e Dritan Demirajt”, vijon të përsërisë motra e Mannina-s. “Ne, familjarët u ndjemë të braktisur. Një njeri i tillë, që as njeri nuk mund të quhet, pati mundësinë që të kërkonte dëmshpërblim për sulmin që pësoi. Kurse ne jo”.

Arsyen e shpjegon përfaqësuesi ligjor, Alessandro Buzzoni. “Demiraj u shpall i paaftë për të kuptuar dhe logjikuar, doli nga burgu dhe përfundoi në spital. Nuk ishte person i pasur ndaj dhe ishte e pamundur që të merrte dëmshpërblim”. Ai që iu drejtua me kërkesë shtetit për sulmin që pësoi në burg, ishte ligjori i pastiçierit shqiptar Massimiliano Orrù. Sa i përket fundit të personave të tjerë përfshirë në këtë ngjarje ka një emërues të përbashkët: një fund i trishtë, tragjik dhe dramatik, i shënjuar nga fati.

“Sigurisht që ne mendojmë që ky proces është si jetë shënjuar nga fati”, shpjegon avokati Buzzoni. “Ata (familjarët) besojnë se Silvio Mannina e ka mësuar fatin e tyre nga lart. Është sikur drejtësia hyjnore të ketë goditur autorët e këtyre vrasjeve. Në fakt duket se u gjykuan nga lart, edhe pse duhet të kujtojmë që është e shëmtuar ta thuash apo ta mendosh dhe drejtësia hyjnore nuk duhet përmendur. E vërteta është se kjo histori u përshfaq për atë që është: një ngjarje dramatike dhe brutale”.

Pikërisht ditët e fundit u publikua episodi i parë i një podcast-i, “Crimini @”, i krijuar nga Davide Cardone dhe avokati Davide Grassi dhe që u mor me rastin Mannina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME