Categories Lajme

Berat, digjen 2 ha me shkurre e ferra dhe disa ullinj

Rreth 2 hektarë me shkurre, ferra dhe rreth 40 rrënjë ullinj në fshatin Mbreshtan në Berat, janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit, por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë pjesën kodrinore të zonës. Flakët e zjarrit, jo vetëm që përfshinë ferra e shkurre, por përparuan me shpejtësi edhe drejt pemëve me ullinj.

Falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, flakët e zjarrit janë lokalizuar shpejt, ndërkohë që në zonë raportohet se ka ende shumë vatra të nxehta që po mbahen nën kontroll. Për shkak të terrenit të vështirë kodrinor, futja e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit ishte e pamundur dhe fikja u krye me mjete rrethanore.

Si pasojë e zjarrit raportohet se është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre e ferra si dhe rreth 40 pemë me ullinj. Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat, por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën.balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME