Categories Lajme

Berat, SPAK ushtron kontroll në një banesë, ja kush është pronari

Shtëpia e Gramoz Totos, një person i dënuar me 18 vite burg për prostitucion, është bastisur këtë të mërkurë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme.

Jo zyrtarisht, bëhet me dije se autoritetet kishin informacione se në shtëpinë e Totos kishte armë zjarri dhe gjykata ka lejuar kontrollin e saj.

Gramoz Toto ka qenë i pranishëm gjatë kontrollit dhe ka dhënë deklarime për tre armë “dekorative’ që janë gjetur në shtëpinë e tij, thotë gazetarja Klodiana Lala për News 24. Nuk dihet nëse ato janë sekuestruar pas verifikimeve.

Vite më parë, ky shtetas është akuzuar nga një zyrtar i LSI se e ka dhunuar dhe i ka vënë pistoletën në kokë.

Në atë kohë vendi ishte në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe siç ka deklaruar kreu i LSI Krenar Shehu, Gramoz Toto dhe persona të tjerë i kanë vënë armën në kokë që të tërhiqej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME