Categories Lajme

Berat/ u kapën duke vënë loto sporti online, procedohen 3 shtetas

Policia e Beratit ka proceduar penalisht tre shtetas, të cilët janë kapur duke ushtruar veprimtarinë e kundraligjshme të lojërave të fatit online.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se të proceduarit janë 52, 51 dhe një 32-vjeçar, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 aparate celularë, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e lotove të sportit.

“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit G.C., 52 vjeç dhe N.K., 51 vjeçe, të dy banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetases N.K, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online, shtetasi G.C.

G.Gj., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Berat, pasi gjatë kontrollit në lagjen “Kushtrim”, Berat në lokalin Bar-Kafe, i paregjistruar si subjekt tregëtar, ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 aparate celularë, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e llotove të sportit”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME