Categories Lajme

Berati raporton 37 raste të reja nga covid, mes të infektuarve disa mësues e nxënës

37 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar sot në qarkun e Beratit. Mësohet se mes të infektuarve ka mësues e nxënës në shumë shkolla të qarkut. 1 mësuese në shkollën “Irfan Ngjeqari” në Berat, 1 mësuese në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli” në Berat, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Veleshnje, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Vokopolë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Çiflik, 1 nxënëse në shkollën e mesme “Muhamer Janina” në Urë-Vajgurore dhe 1 nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore janë konfirmuar sot “pozitivë” me Covid-19. Raste të regjistruara “pozitive” janë konfirmuar edhe në: Spital,komuna,reparte ushtarake dhe biznese private.

Përveç infektimeve në shkolla,rastet e tjera të të infektuarve me Covid-19 janë të shpërndara si më poshtë: -1 shofer ambulance në Spitalin e Beratit, -1 ekonomiste në Alfa Bank, -1 specialist në administratën e Komunës Vërtop në Poliçan,
-1 ushtarak në Forcat e Armatosura në Kuçovë, -1 ekonimist në Repartin Ushtarak në Poshnje, -1 inxhinier nga Kuçova në Ministrinë e Energjitikës dhe Transportit,
-punonjës në Fabrikën e Miellit Berat. -1 teknik në një servis makinash në Berat. 23 raste e tjera rezultojnë të jenë raste kontakti,të papunë dhe pensionistë. Numri i rasteve me Covid-19 ka njohur rritje gjatë muajit Janar 2021 dhe numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 834.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME