Categories Lajme

Bëri foto me miqtë e tij në Drymades, ky është i riu që ‘iku nga jeta’ në Vlorë

Renato Shpata është emri i 25-vjeçarit që humbi jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë-Dukat ku makina e drejtuar prej tij,, është përplasur me një mur në anë të rrugës e për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë bashkë me të riun udhëtonin edhe 2 persona të tjerë si pasagjer të cilët kanë marrë lëndime por janë dërguar në spital dhe fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën.

25-vjeçari nga Korça ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij ndërsa nuk dihet nëse në aksident janë të njëjtët persona me të cilët vetëm pak orë para ngjarjes fatale, ka bërë foto në zonën e Dyrmadhas. I riu ka humbur drejtimin e mjetit tip “Seat” e për pasojë është përplasur me një mur anësor, ndërsa pavarësisht se ka pasur shenja jete kur ka mbërritur në spital, ka vdekur në duart e bluzave të bardha.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip ‘Seat’ shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME