Categories Lajme

Bëri ‘kërdinë’ duke vjedhur portofolat në urbanët e Tiranës, kapet 42-vjeçari, në kërkim një tjetër

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar të kthyer në tmerrin e qytetarëve që lëvizin me urbanët e linjës brenda kryeqytetit.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, nisur nga shqetësimet dhe kallëzimet e bëra nga qytetarët për vjedhjet e portofolave në autobusët e linjës urbane të “Tiranës së Re”, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan operacionin policor të koduar “Stacioni i fundit” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit M. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. J., 65 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).Në sajë të materialeve të administruara, këqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autor edhe të 5 rasteve të mëposhtme të vjedhjeve të portofolave:

Vjedhjes të portofolit të shtetasit S. J., të ndodhur më datë 28.10.2019;
Vjedhjes të portofolit të shtetases B. D., të ndodhur më datë 28.10.2019;
Vjedhjes të portofolit të shtetases D. S., të ndodhur më datë 05.03.2019;
Vjedhjes të portofolit të shtetases M. K., të ndodhur më datë 24.03.2019;
Vjedhjes të portofolit të shtetases Xh. L., të ndodhur më datë 02.05.2019.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME