Categories Showbiz

“Bëri thirrje për vrasjen e Elton Ilirjanit”, Shoqatat LGBT denoncojnë deputetin Kujtim Gjuzi

Aleanca kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro-LGBT, kanë reaguar me një deklaratë, lidhur me komentet diskriminuese dhe thirrjeve për dhunë, që deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi, ka bërë ndaj Elton Ilirjanit dhe personave LGBTI në përgjithësi, gjatë një emsioni televiziv dhe në komente në rrjetet sociale.

Deklarata:

Ditët e fundit në media janë shtuar deklaratat fyese, diskriminuese dhe me baza gjuhën e urrejtjes së deputetit Kujtim Gjuzi ndaj pjesëtarit të komunitetit LGBTI+ Elton Ilirjani dhe komunitetit LGBTI+ në tërësi.

Aleanca kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro-LGBT shprehin publikisht shqetësimin për deklaratat e bëra dhe kërkojnë nga autoritetet përgjegjëse dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë marrjen e masave disiplinore ndaj zotit Gjuzi dhe ndjekjen e rastit sipas dizpozitave të ligjeve në fuqi.

Deklaratat diskriminuese dhe kërcënimet kanë nisur në emisionin 360 Gradë nga Artur Zheji, transmetuar në televionin Ora më datë 10.10.2019. Në lidhje me përmbajtjen e emisionit, Pro-LGBT ka depozituar një ankesë pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive më datë 11 Nëntor. AMA ka dërguar kërkesë për paraqitjen e pretendimeve lidhur me ankesën tonë pranë Televizionit Ora, sipas shkresës bashkëngjitur.

Në pritje të vendimit të Autoritetit të Mediave Audivizive për shkeljen e Kodit të Transmetimit në emisionin 360 Gradë, mbetemi në komunikim të vazhdueshëm me instiucionet partnere për adresimin e mëtejshëm të rastit dhe marrjen e masave ligjore.

Bëjmë thirrje sërish për gazetarët, moderatorët e emisioneve televizive, personazhet publikë dhe përfaqësuesit e institucioneve që paguhen me taksat e të gjithë shqiptarëve, për të treguar përmbajtje e për tu distancuar nga gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi ndaj personave të komunitetit LGBTI+ dhe secilit komunitet tjetër të margjinalizuar në vend.

Deklaratat e turpshme të zotit Gjuzi, kërcënimet, gjuha e urrejtjes dhe fyerjet nuk janë të denja për institucionin të cilin ai përfaqëson dhe detyrën e tij të deputetit.

Të drejtat e komunitetit LGBTI+ janë të drejta të pakontestueshme dhe të parevokueshme!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME