Categories Lajme

Berisha: Brenda muxhahedinëve mund të ketë të infiltruar terrortistë, por s’mund të ketë ndëshkim kolektiv

Sali Berisha e quajti krim të rëndë dhe dhunim flagrant të ligjeve të refugjatëve operacionin e policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Në një deklaratë për median tha se dënonte ndëshkimet kolektive.

“Nuk përjashtoj mundësinë që brenda muxhahedinëve të ketë të infiltruar terrortistë të deleguar të regjimit të Ajatollah por PD nuk pranon kurrë ndëshkimet kolektive. Sot ka ndodhur një masakër e vërtetë në kampin e Manzës” tha Berisha.

Ndërkohë Berisha pranoi se sulmet kibernetike të regjimit të Ajatollahëve janë e vërtetë por ishte Rama i cili nxorri në publik të dhënat e SHISH apo të pagave të qytetarëve.

“Dënoj dhunën e egër fizike e cila ka pasur pasojë gjer tani një të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spital. Dënoj veprimet dhe i konsideroj banditeske. Pasi të gjitha objektet e sekuestruara janë marrë pa lënë asnjë dokument apo procesverbal nga ana e policisë së Edi Ramës. Sulmet kibernetike të regjimit të Ajatollahëve janë e vërtetë por informoj se para këtyre sulmeve nuk ishte garda revolucionare e Ajatollahëve por i sulmoi Edi Rama me falangat e tij të krimit që nxorri në treg të gjitha të dhënat e SHISH në publik”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME