Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në facebook një denoncim për grabitjen e një kambisti në rrugën “Mine Peza”. Sipas denoncimit ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta në rrugën Mine Peza dhe autorët kanë qenë dy persona me motor e me maska.
“Pershendetje Doktor, grabitet kambisti ne mes te dites , ne zemer te kryeqytetit, ne rrugen e mbushur plot me biznese dhe ne sy te qindra qytetarve qe po kalonin ne ate moment dhe pane ngjarjen.
Ngjarja ndodhi sot ne oren 10:30 dhe vetem 100 metra larg komisariatit nr 3, ne rrugen Mine Peza. Policia vjen 15 minuta me vones dhe ambulanca edhe pse ishte njoftuar nuk erdhi fare! Mjer ne ku jemi katandisur. Ishin 2 veta me motorr me maska qe e kan goditur. I demturi eshte pronari exchange te kryqezimi i rruges mine peza.”