Categories Lajme

Berisha: Fëmijët e mi nuk kanë përfituar nga unë, SHBA e shpalli “Non Grata”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen non grata nga SHBA. Berisha tha se nuk ka ndihmuar kurrë aleatët e politik, teksa tha se në rastin e videos Meta-Prifti nuk ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për ta favorizuar atë. Meta foli dhe për aktivitetin e familjes së tij, ku mohoi akuzat e ngritura ndaj vajzës dhe djalit të tij.

“Ilir Meta pati një problem, doli video e cila ishte 29 herë copy paste. Ilir Meta dha dorëheqjen dhe pse Prokuroria nuk e çoi dot në Gjykatë shkoi vetë në Gjykatë. Presion politik kur nuk i hiqet imuniteti, por kuri ihiqet imunitet nuk ka asnjë presion politik. Nëse ti e merr se i paska bërë presion. Po tani Edi Rama i bëri presion dhe dy herë të tjera. Po marrim bashkëshorten time, e cila ka punuar në të njëjtën lagje sikur kam qenë unë mjek ashtu kur jam bërë president, kur kam qenë në opozitë dhe kryeministër dhe bashkëshortja ime nuk ka qenë kurrë anëtare e asnjë bordi që të marrë një shtesë rrogë.

Bashkëshortja ime mund të jetë nga më të paktat që ka 15 vite që punuan vullnetarisht për fëmijët autik. Tani më thuaj çfarë ka përfituar bashkëshortja nga unë. Është e nderuar me çmimet të larta të autizmit të grave demokrate, të kongresit amerikan. Marrim fëmijët. Djali im në jetën e tij ka marrë 3 ose 4 muaj rrogë shteti në fillim dhe nuk ka marrë kurrë më asnjë rrogë. nuk ka përfituar qioftë dhe një qindarkë nga sektori publik dhe kompani të lidhura me sektorin publik. Ai nuk përfituar një qindrakr nga sektori publik dhe nga përfituesit e sektorit publik.

Çështja e Gërdecit.. Janë të gjitha trillime, absolutisht kurrë s’ka patur lidhje. Marrim vajzën, këtu në këtë studio kur është kthyer nga Kosova kanë bërë bilancin.Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicion të mirë ajo dhe dhëndëri. Të ardhurat 7 vjeçare arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë. Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer  me 1 milionë.

A kanë përdorur pushtetin për influenca.. Absolutisht, kurrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME