Categories Lajme

Berisha: Foltorja s’ka lidhje me shpalljen ‘non grata’, betejën për dinjitetin personal e kam zhvendosur në Gjykatë

Berisha ka deklaruar se nuk kanë për të gjetur asnjë provë ndaj tij për atë që akuzohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka deklaruar para demokratëve të SHBA-së, se nuk po e shfrytëzon foltoren për të ruajtur dinjitetin e tij, pasi këtë gjë po e bën nëpërmjet padisë së hapur në Francë, ndaj Sekretarit Amerikan Antony Blinken. Po ashtu, ai ka theksuar se beteja e tij është që të vendosë demokracinë në Shqipëri dhe të formojë një PD me vlera konservatore.

“Me George Soros s’kam pasur kurrë asgjë personale, gjithçka që kam patur kam pasur me qëndrimet e tij anti-demokratike e anti-shqiptarëve ndaj shqiptarëve. Për mua ndarja e kufijve të Kosovës ka qenë një lëvizje anti-kombëtare.

Siç është për mua Ballkani i Hapur që s’është gjë tjetër vetëm rikthimi i plotë i influencës serbe mbi shqiptarët dhe rajonit. Foltorja sigurisht është ngritur në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve. Foltorja nuk ka asnjë lidhje me shpalljen ‘non grata;, pasi unë kam paditur për shpifje Sekretarin e Shtetit në Gjykatën e Francës.

E madje nuk kam kërkuar ndihmë për të ç’bërë vendimin e tij. Shpallja e gjyqit është ajo që kam zgjedhur unë e jo foltore për dinjitetin tim. Shumë prej jush janë angazhuar me shkresa e ligje, mirënjohja ime është e pa kufijshme. 100 vite të kërkojnë në arkiva kurrë nuk do të gjejnë një dokument të vetëm që të faktojnë akuzën e turpshme që i kanë bërë Sali Berishës.

Ju ftoj ta vijojmë këtë betejë së bashku për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Të vazhdojmë betejën tonë për ta bërë Shqipërinë të lirë. Për ta barë PD një forcë të vërtetë konservatore. Për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë të votojnë si qytetarë të lirë dhe të shembin narko-shtetin që po rrënon kombin shqiptar”, u shpreh ish-kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME