Categories Covid-19

Berisha: INSTAT konfirmoi sot “qytetarin dixhital”

Gjatë muajve të pandemisë, në shumë raste ish kryeministri Berisha denoncoi faktin se numri i vdekjeve nga covid ishte shumë herë më i lartë se nga sa raportohej zyrtarisht. Denoncimet e “qytetarit dixhital” shpesh u ridikulizuan apo Berisha u sulmua për faktin se po kërkonte ta përdorte politikisht situatën me vdekjet.

Në fakt, sot INSTAT publikoi të dhënat e vdekshmërisë, nga ku rezulton se në tre muajt korrik, gusht, shtator, numri i të vdekurve ishte 1300 më i lartë se tre muajt e një viti më parë. “Fatkeqësisht, u shpreh ish kryeministri Berisha në Syri Tv, ky është një konfirmim se qeveria ka falsifikuar të dhënat”

Nuk ka asnjë vend në planet i cili të ketë patur pas 3 apo 6 muajsh të fillimit të pandemisë, 10 fish, 30 fish 40 fish të rasteve. Para 3 ditësh rastet me infeksion në një ditë ishin 40 herë më shumë se sa rastet e zbuluara në mesataren ditore të tre muajve të parë të pandemisë. Nuk ekziston në asnjë vend, asnjë lloj mundësie përveçse dy rrethana, mesatarja e infeksionit mars-maj 13.7 raste, kurse 3 ditë më parë 560 raste, pra 40 herë më shumë se 3 muajt e parë të pademisë.

Këto janë shifra zyrtare, sepse për mua, edhe ca të tjerë e kanë pranuar se këto shifra nuk pasqyrojnë realitetin. Por mund të thonë që u rritën 40 herë, por sot janë botuar statistikat e tmerrshme të Institutit Zyrtar të Statistikave të Shqipërisë. Këto faktojnë se nga data 31 Korrik deri në 31 shtator, në tremujorin e tretë 2020, vdekjet u rritën me 30%. Me terma të tjerë patëm 1300 vdekje më shumë se tremujori korrespondues para këtij viti.

Kjo do të thotë, atë që unë kam paralajmëruar që në fillim të pandemisë, që këta po mashtrojnë në mënyrë monstruoze për shifrat e covid. Si sot më kujtohen kur këto thonin 18, këta thonin 74 të vdekur. Tani nuk jam unë, as qytetari dixhital, por e thotë INSTAT se vdekjet u rritën” u shpreh Berisha, i cili si provë tjetër të mospërputhjes së shifrave me realitetin solli faktin se megjithëse të prekurit nga covid janë shtuar në mënyrë eksponenciale, numri i të shtruarve në spitale, po qëndrojnë pak a shumë në të njejtat nivele.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME