Categories Lajme

Berisha nga Vlora: I betuar për luftën e ringritjes së PD-së

Turi i ish-Kryeministrit Sali Berisha në bazën demokrate u ndal sot Vlorë në Pallatin e Kulturës. Nga “foltorja” Berisha hodhi akuza ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha duke thënë se ky nuk do të bëhet kurrë lider. Ndërkohë Berisha në nisje të fjalës ka theksuar se nuk do të largohet nga beteja që ka nisur.

“Shpreh dhe theksoj se për ne shqiptarët pas betimit tek Zoti, betimi se nga lufta veç se ai largohet është më supremi. Ndaj dhe ne sot jemi mbledhur këtu të betuar për ta çuar gjerë në fund këtë betejë për ta ngritur PD-në dhe të djathtën shqiptare në zenitin që ajo meriton” tha Berisha.
Berisha ka kundërshtuar vendimin e Bashës për largimin e tij nga grupi parlamentar, duke e konsideruar atë “thikë pas shpine”, ndërsa ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Mes të tjerash Berisha ka shtuar se Basha kishte frikë nga dikush dhe ndaj e mori vendimin për përjashtimin e Berishës. Më tej ish kreu i PD-së, Sali Berisha ka thënë se PD ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit, 12% më pak vota se në vitin 2013.

“Drejtimi i PD për fatkeqësinë e saj u mbajt nga një njeri i cili në 8 vite pas 8 vitesh, nuk arriti dot të marrë as të sigurojë as votat e viti 2013. Në vitin 2021 ne jemi 12% më pak vota se në 2013. Kjo është e vërteta. Sali Berisha e ka thënë dhe do e thotë këtu se ka përgjegjësinë e tij. Në 2017 i kërkova Bashës të jap tërheqjen. Kam thënë se standard i humbjes është dhënia e dorëheqjes. Por nuk bëra atë që ju me të drejtë prisnit. Dialogun për largimin e tij. I kisha thënë se je lider i thyer me aktet që ti ke kryer në zgjedhjet e 2017, ti nuk bëhesh dot lider. Provoje i thash, dhe unë do bëj gjithçka por je i thyer se nuk vriten bashkëpunëtorët dhe i ekzekuton politikisht se nuk të pëlqejnë. Po të jesh burrë u thua para.” tha Berisha.

“Gjithçka u bë në favor të një njeriu. Dhe u bë faktor të disfatave tona. Synonte të bënte lider. Por nuk bëhesh kurrë po nuk u bë në zemra e mendjet tuaja. Dhe përfunduam me 25 prill me vetëm 19% të zgjedhësve të PD kishin votuar për ish kryetarin Basha. Ai në vend të dorëheqjes mendoi për veten e tij. Humbja ishte e tmerrshme. Edi Rama vodhi vota dyfishin e 2017. Unë i them që këto janë tani. U dërguan 120 milionë euro në zonat e tërmetit. Bashkive 63 milionë. U shkel çdo rregull dhe unë i tregova 2001 dhe e përmbysim.” tha Berisha.

“Kishte frikë dhe ai e di se nga kush. Dhe ai tradhtoi votuesit e PD-së. Nuk u bë lider se ja humbi PD konturet.” tha Berisha. Ky është takimi i tretë që ish-Kryeministri do të zhvillojë me bazën e Partisë Demokratike, pas dy tubimeve të para që zhvilloi në Tiranë dhe Fier.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME