Categories Lajme

Berishën apo Alibeajn, kë njeh Grida Duma si kryetar të PD-së?

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur rreth situatës së brendshme të PD-së, e cila vijon të jetë e ndarë më dysh, me grupin që mbështet Sali Berishën dhe atë që mbështet Enkelejd Alibeaj.

E pyetur se cilin nga të dy njeh si kryetar partie, Duma tha se Enkelejd Alibeaj është kryetari i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike. Në intervistën për “Radar” në Abc, Duma pohoi se situate e brendshme në PD është njësoj me situatën në sesionin e kaluar.

Megjithatë ajo pohon se kolegët e saj janë më të matur dhe më të hapur për të kryer diskutime të përbashkëta, pavarësisht grupimeve të ndryshme. Ajo thotë se ka një dialog më të mirë mes deputetëve demokratë.

“Vijon situate ashtu siç ka qenë në sesionin e sezonit të kaluar. Situate është e njëjta. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së është Enkelejd Alibeja. Ka një vendimmarrje për diskutime strategjike më shumë në tryezë të përbashkët. Diskutimi për çështjet e brendshme të PD duhet të mbetet i brendshëm.

Vë re që kolegët pavarësisht pozicionimeve të brendshme kanë një dialog më të mirë, ka dhe një lodhje ndaj debatit të brendshëm. PD nuk e zgjodhi vetë këtë rrugë. Është sfidë e madhe. Por shoh që kolegët kanë një sens më të matur.

Ajo që ndodh de facto është se të gjithë deputetët janë të shpërndarë në komisionet përkatëse. Tani secili nga ne të tregohet i matur. Ka ardhur një moment, besoj që në vitin e nëntë të qeverisjes së Ramës duhet të pranojmë çdo lloj proteste. Me s atë mundem do të jem prezente në çdo protestë. Kush do që të më thërrasë në protesta do shkoj”, tha Grida Duma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME