Qeveria gjermane po planifikon riatdhesimin e çdo qytetari dhe të afërmi të tyre, të mbetur në Wuhan, deklaroi sot ministria e Jashtme. Një zëdhënës shtoi se kishte persona të cilët nuk kishin arritur në kohë në aeroport.
Një raport nga revista e lajmeve “Der Spiegel”, tregoi se numri i gjermanëve në Wuhan ishte rreth 20. Pjesa e mbetur e tyre do të mund të fluturojnë së bashku me të afërmit e tyre në fundjavë. Ata do të vendosen menjëherë në karantinë në një spital në Berlin, raportoi Der Spiegel.
