Categories Lajme

Berteneshi i harruar në Sarandë, fshati pa ujë e rrugë, banorët thonë se nuk shkon as ambulanca

Me vetëm 45 minuta ujë në ditë dhe rrugët e baltës, banorët e fshatit Bertenesh thonë se janë të braktisur nga bashkia e Sarandës. Ndaj kryebashkiakun Adrian Gurma e paralajmërojnë se do ta ndëshkojnë me votë në rast se ai nuk do tu ofrojë shërbimet për të cilat ata paguajnë taksa. Ky është fshati Bertenesh në Sarandë. Banorët atje ndjehen të harruar nga pushteti vendor. “Jemi mos o Zot! Taksat i paguajmë të gjitha dhe asgjë nuk kemi.”

Brenda fshatit mbizotërojnë rrugët e baltës. “Prej 14 vitesh kjo rrugë ka qenë.” Banorët thonë se për mungesë të infrastrukturës në rast nevojë nuk u shkon as ambulanca. “Kur sëmuremi marrim makinë, nuk vjen autoambulanca këtu te ne.” Mungesa e ndriçimit e bën lëvizjen më të vështirë gjatë natës. Furnizimi me uji vetëm 45 minuta në ditë është i pamjaftueshëm për banorët.

“Një orë vjen maksimumi.” Tjetër dëshmi e dështimit të bashkisë Sarandë me menaxhimin e mbetjeve. Kryetarit të Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, banorët i kërkojnë shërbimet për të cilat ata paguajnë, në të kundërt ndëshkimi do të jetë me votë. “Adrian Gurra të vijë dhe të kërkojë vota për bashkinë e Sarandës këtu duhet të plotësojë të gjitha ato që na ka premtuar.” I ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil, fshati ka potenciale turistike. Por mungesa e shërbimeve thonë se i largon turistët. “Kanë mallkuar veten. Kanë qëndruar makinat aty dhe janë kthyer mbrapsht, turistët e huaj dhe vizitorët vendas.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME