Categories Lajme

BERZH kredi 50 milionë dollarë për rehabilitimet dhe përmirësimin e rrugëve

Ndërhyrjet rehabilituese dhe në funksion të përmirësimit të disa rrugëve do të mbështeten me një kredi 50 milionë dollarë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në një njoftim për shtyp të kësaj të fundit bëhet me dije se ndërhyrjet në rrugë do të bëhen në funksion të lehtësimit të zhvillimit të turizmit, mbështetjes së integrimit rajonal si dhe zgjerimit të sigurisë në rrugë ne vendet e Ballkanit Perëndimor.Kjo kredi do të financojë rehabilitimin e disa rrugëve rajonale dhe lokale në vend ndër të tjera: një segment rrugor me gjatësi 10.6 kilometra përfshirë dy rikonstruksione të vogla mes qytetit të Vlorës dhe Orikumit përgjatë bregut të Jugut. Po kështu një segment me gjatësi rreth 13 kilometra mes qytetit të Shëngjinit dhe fshatit Baks-Rrjoll afër Velipojës përgjatë bregut të Veriut. Një segment afërsisht 47.1 kilometra në gjatësi mes fshatit Zgosht dhe Ura e Çerencit në pjesën lindore të vendit.Ky investim sipas BERZH do të shoqërohet me masa që mbështeten nga qeveria e Japonisë për të ofruar trajnime mbi punën për të rinjtë gjatë ndërtimit. Përmirësimet në sigurinë e rrugëve do të ndjekin edhe rekomandimet në një audit të sigurisë rrugore që financohet nga vetë burimet e bankës.Projektimi i rrugëve do të prezantojë masa adaptuese me klimën duke zgjeruar rezistencën e rrugëve që janë shpesh të përmbytura apo me rrëshqitje dherash duke garantuar një rrjedhje eficente të rrymave ujore.Deri më sot BERZH ka investuar 1.4 miliardë euro në 96 projekte në Shqipëri./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME