Categories Lajme

Besa Shahini largohet nga detyra, ja kush do të jetë në krye të Ministrisë së Arsimit (EMRI)

Besa Shahini është larguar nga detyra si ministre e Arsimit, ndërsa këtë detyrë do ta marrë tashmë Evis Kushi. Këtë e bëri të  ditur Edi Rama në takimin që mbajti me Shahinin dhe Evis Kushin në ambientet e kryeministrisë.

Ndërsa kryeministri shprehu vlerësimet për Shahinin duke shprehu keqardhje për largimin e saj. Prezantimi i Ministres së re të Arsmit u bë pikërisht në nisje të shkollave për ciklin e ulët dhe të mesëm, ku ndryshe nga vitet e tjera u zhvillua mësim nën kushtet e rrepta të Covidit.

“E ndjej përgjegjësi shumë të lartë që të drejtoj.  Kemi shumë gjëra me të cilat krenohemi, ndaj për mua është përgjegjësi e lartë. Sot si për ditë të parë të shkollës e nisëm shumë mirë. Të falenderoj shumë Besa dhe kryemnistrin për besimin”, u shpreh Evis Kushi për postin e ri.

Kush është Evis Kushi?

Evis Kushi lindi në Elbasan, më 7 tetor 1975. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi. Gjithashtu në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi. Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Ajo është autore dhe bashkautore e botimeve të ndryshme shkencore në fushën e marketingut dhe turizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME