Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një prej çifteve më të dashur të publikut shqiptar. Si sot 3 vjet më parë ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në një martesë e cila ngjalli kureshtje maksimale për fansat e tyre.
Këtë përvjetor Besi ka dashur ta sjellë në vëmendje në një mënyrë mjaft të veçantë. Ai ka publikuar një foto set i dasmës teksa është duke puthur një statujë, ndërkohë që Xhensila e sheh e habitur me fustanin e bardhë veshur. “Urime 3 vjetorin e martesës o jet”, shkruan aktori i humorit në mbishkrimin e fotos së postuar.

