Categories Politike

Besnik Mustafaj: Papërgjegjshmëria e Ramës është në ekstrem

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka komentuar ndryshimet e sotme në qeveri të bëra nga kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Ai u shpreh se në krye të ministrisë së Jashtme është vënë një ministër, i cili nuk ka profil të qartë për një post të tillë.

“Rama në rastin më të mirë që kishte për t’i dhënë një frymë partisë së tij, tashmë e humbi.  Ai nuk sheh më njerëz të denjë rreth e rrotull për të qeverisur, prandaj sjell nga Kosova. Me këto lloj zëvendësime tregoi se nuk ka një kuptim të qartë se me çfarë sfidash do të përballet. Diletantizmi ka arritur majat, kjo nuk ka shpjegim politik.

Papërgjegjshmëria e Ramës është në ekstrem. Kemi mësuar se Shqipërisë iu dha presidenca e OSBE në 2020, është hera e parë që Shqipëria do ta drejtojë një organizatë ndërkombëtare. Tani Rama sjell në krye të ministrisë së jashtme një ministër pa asnjë profil”, tha Mustafaj.

Gjithashtu analisti Mustafaj u ndal edhe tek protestat e studentëve, ndërsa tha se kreu i qeverisë, Edi Rama nuk i ka lexuar mirë aspiratat e tyre.

“Unë bashkohem me atë që kanë qenë të domosdoshme dhe detyrohem të them se qeveria Rama, si arkitekt i qeverisë së tij nuk i ka kuptuar fare aspiratat e studentëve. Ministrja aktuale ka qenë zv/ministre prej disa vitesh, ajo është përgjegjëse për këtë dështim.  Brace është një njeri është një njeri me provojë të gjatë politike. Ai është një politikan i majtë. Ai ka pas gjithnjë vërejtje për rrëshqitje sidomos shumë liberale të qeverisë Rama”, shtoi ai.

Mustafaj foli edhe për zgjedhjen e Erion Braçes si zvkryeministër, post të cilin e mbante më parë Senida Mesi.

“Braçe do mund të  ndihmojë dhe fitojë ndonjë cilësi të majtë. Edhe Braçe ka limitet e tij. Nuk është ndonjë çudi që ne të shkojmë me këtë qeveria në zgjedhje lokale. Ai e humbi shansin për t’i dhënë një frymë të re PS-së. Po të isha unë e atij grupi, unë nuk do ta pranojë të merrja faturën e një grupi që nuk   më përfaqëson. Këta burra dhe gra të grupit parlamentar, të cilët janë pjesë e jetës në PS. Këto duhet të vënë mbi interesat e tyre personale  interesat e kombit dhe të shqiptarëve”, tha mes tjerash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME