Categories Lajme

Betohet zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris

Është duke u mbajtur në ambientet e jashtme të Capitol Hill, ceremonia e betimit të Joe Biden si president i 46-të i ShBA-ve, ku e para që u betua është zëvendëspresidentja Kamala Harris. 56-vjeçarja Harris bën histori si personi i parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë aziatike që do të shërbejë si numri dy në SHBA.

Fëmija i emigrantëve xhamajkanë dhe indianë, ajo gjatë gjithë karrierës së saj ka thyer tabu, duke filluar nga viti 2010, kur u bë e para që u zgjodhë si grua dhe preson me ngjyrë dhe e para që shërbeu si Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë. Pasi përfundoi gati dy mandate, ajo u betua si senatore e Kalifornisë, gruaja e dytë me ngjyrë dhe senatorja e parë e amerikano-aziatike në histori. Harris aktualisht është gruaja e vetme me ngjyrë në dhomë.

Ajo mbajti vende në Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe Çështjeve Qeveritare, Komisionin e Inteligjencës, Komisionin për Gjyqësorin dhe Komisionin për Buxhetin.

Ajo u rrit në Oakland të Kalifornisë, e cila i tha asaj një motiv për të drejtat civile, që e çoi atë në fushën e ligjit. Pasi mori diplomën universitare nga Universitetin Howard dhe diplomën juridike nga Universiteti i Kalifornisë, ajo filloi karrierën e saj në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Alameda.

Në vitin 2003, Harris u bë Prokurorja e Qarkut në San Francisco ku filloi një program për të riintegruar shkelësit e drogës, duke u dhënë atyre një shans për t’u bërë me diplomë të shkollës së mesme dhe për të gjetur punë. Ajo e mbajti atë post për dy mandate. Gjatë garës për Shtëpinë e Bardhë 2020, Biden mundi presidentin e tanishëm Republikan Donald Trump me 290 vota të Kolegjit Zgjedhor, sipas parashikimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME