Categories Lajme

“Bie” dhe Koreja e Veriut, raportohet për një rast me COVID-19. Kim Jong Un shpall gjendjen e emergjencës

Një rast i dyshuar me COVID-19 ka alarmuar Korenë e Veriut. Sipas medias shtetërore, në Korenë e Veritu një burrë dyshohet se është infektuar me koronavirusin e ri. Kjo ka bërë që lideri Kim Jong Un të zhvillojë një mbledhje emergjente dhe të adresojë kritika të forta për vartësit e tij.

Agjencia raportoi se personi që dyshohet të jetë i infektuar ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut mes qytetit Kaesong më 19 korrik. Personi në fjalë, sipas raportimeve, dezertoi në Korenë e Jugut, tre vite më parë. Pacienti ishte kontrolluar dhe më pas futur në karantinë bashkë me të gjithë personat me të cilat kishte pasur kontakt në ditët e fundit, raportoi agjencia e lajmeve. Kim Jong Un ka vendosur masa izolimi për rajonet rreth Kaesong-ut dhe deklaroi gjendjen e emergjencës në një nga zonat. Ndërkohë Komisioni Qendror Ushtarak i vendit do të hetojë njësinë përgjegjëse për hyrjen e paligjshme të pacientit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME