Categories Lajme

Bie ndjeshëm numri i të prekurve në 24 orët e fundit në vend

50 raste me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, bëjnë me dije burime për Faxweb.al. Ky është një numër më i ulët se ai i raportuar dje nga ana e Minsitrisë së Shëndetësisë, ku u deklarua një rekord prej 82 rastesh në vetëm një ditë.

Mes rasteve të reja 11 prej tyre janë zbuluar në Shkodër, 4 në Durrës, dhe 2 në Korçë. Ndërkohë që informacioni më i detajuar pritet që të jepet në deklaratën e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Vazhdimisht Ministria e Shëndetësisë ka apeluar që qytetarët të jenë të kujdeshshëm me masat e distancimit dhe të higjenës, ndërkohë që vetë QSUT dhe spitale të tjera në vendin tonë, janë kthyer në vatra infeksioni.

Në një komunikim gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale, Rama paralajmëroi se në rast se numrat me të prekur do të vazhdonin të ishin të larta, vendi mund të shkonte sërish drejt mbylljes, ndërkohë që shtoi se do të jenë të ndaluara të gjitha llojet e grumbullimeve.

“Kush merr pjesë në grumbullime më të mëdha sesa numri i lejuar, do të penalizohet. Bizneset që nuk respektojnë masat e sigurisë nuk do të tolerohen më, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë. Qytetarët do të vazhdojnë të qarkullojnë lirisht, por do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave në hapësirat e përbashkëta publike”, u shpreh dje Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME