Categories Lajme

Bie në mënyrë drastike kurba, konfirmohet vetëm 1 rast pozitiv në Shqipëri

Pas më shumë se dy muajsh, kurba e situatës së koronavirusit në Shqipëri ka pësuar një rënie drastike. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar pozitivë me koronavirus vetëm 1 person, duke e çuar në 949 numrin total të të infektuarve në vend. MSH njofton se rasti i vetëm me koronavirus ka rezultuar në Tiranë, nga 177 testimet e kryera gjatë këtyre 24 orëve. Deklarata e plotë e Dr. Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik: Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Në vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19. Të shëruar janë 15 qytetarë.
Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive. Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete. Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit.
Qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, por të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, ndërsa për çdo pyetje apo shqetësim Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër 0800-40-40. Statistika (19 Maj 2020) Testime totale 12899
Raste pozitive 949 Raste të shëruara 742 Raste Aktive 176 Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 68 Krujë 35Durrës 31  Shkodër 14 Kamëz 10 Berat 10 Fier 4 Elbasan 2 Mirditë 1 Korçë 1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME