Categories Lajme

Bie në pranga në Dubai Denis Matoshi, i njohur ndryshe si Eldi Dizdari

Ditën e sotme ka rënë në pranga në Dubai, Denis Matoshi, i njohur ndryshe si Eldi Dizdari. Ai është arrestuar si pasojë e një operacioni ndërkombëtar të drogës, i cili është  finalizuar në disa shtete.

Gjatë orëve të fundit, Dizdarit i janë sekuestruar miliona euro dhe tonelata me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe trafikohej në shtetin e Europës. Në pranga janë vënë tre persona në Vlorë, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit të Dritan Rexhepit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave në një burg të Ekuadorit. Sakaq, Dizdari nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ai ka qenë shpesh në qendër qendër të mediave rozë për shkak të bashkëshortes së tij, ish-missit Suada Sherifi.

Ata janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë sëbashku një vajzë të vogël. Mirëpo prej disa kohësh e gjithë familja është shpërngulur në Dubai. Në këtë mënyrë, Suada është detyruar të mbyllë edhe bizneset e saj në Tiranë, siç ishte ajo e një qendre tregtare në qendër të Tiranës, shkruan ABC News.al.

Ndërkohë ish-missi gjatë kësaj periudhe i ka mbyllur të gjitha kontaktet me publikun, pasi edhe profilin në Instagram e ka kthyer në privat dhe me shumë pak ndjekësa.

Rikujtojmë që Eldi Dizdari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në Bllok dy vite më parë. Ai ishte në kërkim policor pasi ai është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Metropol” të Redi Popeskut, rreth gjysëm ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali. Gjithashtu njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës.shkruan ABC News.al.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME