Një prej fotografëve të njohur të qytetit të Elbasanit ka humbur jetën aksidentalisht. Mësohet se Adi Zhuka 53 vjeç, raportohet ka rënë a.ksidentalisht nga një pemë në oborrin e studjos se tij private ku kishte hipur për të prerë degët e thata. Mesohet se fotografi ka humbur ekuilibrin, dhe për pasojë rrëzimi ka qenë fatal për të, pasi koka i ka rene ne trotuar.
Pavarësisht se 53-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet, ai nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të rënda të pësuara në kokë. Fotografi ka ndërruar jetë rreth orës 01:15 të kësaj të marte ndërsa ishte aks.identuar rreth orës 17.05 të se henes. Fotografi ishte babai i nje vajze.