Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë, në Bashkinë e Selenicë.
Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas të dhënave paraprake, 22 lopë dhe viça janë djegur, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme pronarit të stallës.
Sipas raportimeve dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
