Categories Lajme

Do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendosë sot Gjykata Kushtetuese

Historia nis në vitin 2024, kur hetuesit italianë bien në gjurmët e një grupi që lëvizte kokainë nga Shqipëria drejt rajonit të Umbrias. Dyshimet i çuan autoritetet në qytetin e Folignos, ku sipas autoriteteve ishte ngritur baza e grupit.

Në krye të skemës dyshohet se qëndronte një shtetas shqiptar, i cili nga Shqipëria organizonte furnizimin me drogë. Në Itali, ai mbështetej nga bashkëshortja e tij dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, një shqiptar dhe një italian.

Ata kishin një restorant në Foligno, në bashkëpronësi të gruas së tij, që dyshohet se e përdornin si fasadë për aktivitetin dhe për të futur në qarkullim paratë e përfituara.

Gjatë kontrollit të së martës, hetuesit, sipas mediave, sekuestruan rreth 68 kilogramë kokainë. Ajo që ra në sy ishte mënyra e paketimit: disa nga pakot mbanin logo të markave të njohura si “Lacoste” dhe “Ferrari”.

Sipas hetimeve, droga shpërndahej në Umbria dhe në zona të tjera të veriut e qendrës së Italisë. Autoritetet kanë dokumentuar mbi 50 raste të lëvizjes së lëndës narkotike.

Anëtarët e dyshuar komunikonin me telefona të koduar, përmes aplikacioneve si Signal, Snapchat dhe FaceTime, si dhe me radio “ëalkie-talkie”. Për transportin përdornin makina me hapësira të fshehura.

Operacioni i së martës në provincën e Perugias çoi në masa sigurie për shtatë persona. Tre janë dërguar në burgun e Capanne, një është në arrest shtëpie dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pesë nga personat nën hetim janë shtetas shqiptarë, tre prej tyre banues në provincën e Perugias. Një është italian dhe një tjetër me origjinë rumune.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se hetimet vazhdojnë dhe se personat e përfshirë konsiderohen të dyshuar deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME