Categories Lajme

Bien aksionet në bursa, frikë për një krizë të re botërore në 2020

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë ranë ndjeshëm të mërkurën pasi treguesit kryesorë ekonomikë sinjalizuan mundësi të qarta për një krizë botërore vitin e ardhshëm.

Treguesit kryesorë të aksioneve në Nju Jork ranë me më shumë se 2 për qind gjatë mesditës. Tregjet evropiane pësuan gjithashtu ulje në të njëjtat vlera.

Pas njoftimeve se SHBA-ja do të shtyjë vendosjen e një tarifë të re prej 10 për qind ndaj importeve kryesore kineze, Dow Jones, ku tregtohen rreth 30 për qind e aksioneve kryesore amerikane, shënoi një ulje me më shumë se 700 pikë, ndryshe nga një rritje e fortë e një dite më parë (të martën).

Analistët thonë se të dhënat e dobëta ekonomike të Gjermanisë dhe Kinës janë shenja paralajmëruese të një ngadalësimi të mundshëm të ekonomisë botërore. Por më e rëndësishmja sipas tyre ishte një përmbysje në të ashtuquajturën kurbë e normave të interesit të bonove amerikane të thesarit, me një periudhë maturimi nga 2 në 10 vjet.

Normalisht, normat e interesit në bonot qeveritare me afat të gjatë maturimi, janë më të larta se ato për periudha më të shkurtra kohore. Por kur ndodh e kundërta sikurse të mërkurën, kjo mund të jetë një shenjë se investitorët kanë shqetësime mbi gjendjen aktuale të ekonomisë amerikane, më e madhja në botë.

Kjo shënon herën e parë të një përmbysjeje të tillë të normës së interesit që nga viti 2005, tre vjet përpara fillimit të krizës amerikane që shënoi rënien më të fortë ekonomike që nga koha e Depresionit të Madh në vitet ‘30.

Kina njoftoi se aktualisht prodhimi i saj në fabrika është më i ulëti në 17 vjet, ndërsa Gjermania, motori më i fuqishëm ekonomik i Evropës, tha se prodhimi i saj ekonomik u tkurr në periudhën prill-qershor. /VOA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mat\ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari dyshohet se ra nga shkëmbi dhe u mbyt në lumë

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e…

LEXO ME SHUME