Categories Lajme

Bien lindjet, 22 mijë bonuse për bebet janë shpërndarë në të gjithë vendin

Edhe pse qeveria vendosi si inventivë financiare për shtimin e popullatës bonusin e bebeve prej 40 mijë lekë, duket se nuk ka qenë e mjaftueshme. Të dhënat nga INSTAT flasin për rreth 5.7 % lindje më pak se një vit më parë në tremujorin e dytë të 2019. Ndihma financiare për prindërit e rinj duket se të paktën në vitin e parë të saj nuk ka qenë një shtysë e mjaftueshme për të rritur numrin e lindjeve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në tremujorin e dytë të 2019 vihet re një rënie e numrit të lindjeve me 5.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, bonusi i bebeve që nis prej shumës 40 mijë lekë vijon të shpërndahet në maternitete.

“Për lehtësi të qytetarëve në spitalin tonë është inkuadruar edhe një punonjëse e gjendjes civile, qe merret me dokumentet, certifikatën e asistencës në lindje, certifikatën familjare dhe certifikatën e lindjes në të cilat është përcaktuar që është në bonusin e bebes” Vendimi i Këshillit të ministrave ka edhe fuqi prapa vepruese. Për të gjithë ata që janë bërë prindër para vitit 2019, do të përfitojnë bonusin e bebes për numrin e fëmijëve që kanë. “Për fëmijën e 3-të 120 mijë lekë të reja”

Në maternitetin e Ri në Tiranë janë shpërndarë deri më tani rreth 3000 çeqe, ndërkohë në gjithë vendin  kanë përfituar bonusin rreth 22 mijë bebe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

Mëngjesin e kësaj të marte, 9 dhjetor 2025, në Greqi janë arrestuar gjashtë persona, katër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Halili mbajti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lalar, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi…

LEXO ME SHUME