Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave në Vlorë, KLSH verifikon vendimet e 4 viteve të Kadastrës

Dosjet e dyshuara të tjetërsimit të pronave në Kadastrën e Vlorës po kalojnë në një proces verifikimi pas skandalit të mosregjistrimit të një prone me vendim të Gjykatës së Lartë. Inspektorët e KLSH kanë zbarkuar aty që në gusht dhe mësohet se në fokus do të jetë vendimet e katër viteve. Qytetarët nga ana tjetër vijon të denoncojnë se hasin në abuzime e peripeci për të regjistruar pronat. Skandali i mos regjistrimit të një prone me vendim të Gjykatës së Lartë i denoncuar në RTV Ora, ka shërbyer si indicie për të hapur një hetim të thellë për çështjen e nxehtë të tjetërsimit të pronave në bregdet.

Veç dosjes 246 tashmë në dorë të Anti krimit Ekonomik mësohet se Kontrolli i Lartë i Shtetit do ta zgjerojë verifikimin e punës aty në të paktën katër vitet e fundit. Në fokus do të jetë tjetërsimi i pronave, ku Vlora është qyteti me problematik.

Nga ana tjetër skandali shkaktoi shkarkimin e drejtuesve të kadastrës ndërsa u kushtoi hetim 23 punonjësve. Por mesa duket shkeljet edhe akuzat për tjetërsim pronash në Kadastrën e Vlorës nuk kanë të bëjnë vetëm me pronat në bregdet por edhe me pronat

Qytetarë të gjendur pranë Kadastrës këtë te enjte hodhën akuza ndaj të gjithë niveleve të punonjësve aty për shkelje të pretenduara dhe peripecitë që kalojnë për të mbajtur pronat. Nga Studio e RTV Ora, kreu i Kadastrës, Artan Lame, konfirmoi situatën problematike me pronat në Vlorë, duke zbuluar se theksuar se bëhet fjalë për qindra vendime gjykatash që nuk janë ekzekutuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet e Athinës

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja” “Jam penduar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME